BallinaLajmeE dhimbshme, 12 vjeçarja nga Istogu vdes në klasë

E dhimbshme, 12 vjeçarja nga Istogu vdes në klasë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Një vdekje e papritur ka ndodhur sot në Istog, ku një vajzë e shkollës fillore ‘Bajram Curri’, ka ndërruar jetë në bankën e klasës. Rastin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova

Ra pa shenja jete në klasë. Profesori si dhe nxënësit e tjerë tentuan që t’ia japin ndihmën 12-vjeçares, M.B, por pavarësisht ndihmës ajo ndërroi jetë.

Vdekjen e vajzës, e cila vijonte mësimet në klasën e shtatë, e konstatuan ekipi i mjekëve të Spitalit Rajonal të Pejës, aty ku edhe u dërgua me autoambulancë për ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, deklaroi për Express se rasti po cilësohet si hetim i vdekjes.

“Mund t’jua konfirmojë se një i mitur gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar. Ndërkohë rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Shkaqet ende nuk dihen”, ka konfirmuar Rugova për Express.

Tutje ai ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës i është kthyer familjes për ceremoninë mortore.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së vajzës së re./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz