BallinaLajme‘Shpërthen’ Time Kadrijaj ndaj Armend Zemajt: Mos rrej, rri aty ku e...

‘Shpërthen’ Time Kadrijaj ndaj Armend Zemajt: Mos rrej, rri aty ku e ke vendin çoban

Të ngjajshme

Ambasadori gjerman: Kosovës i duhen institucione stabile për të çuar përpara agjendën evropiane

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi rëndësinë e...

Hendboll: Tifozët boshnjakë duartrokitin himnin e Kosovës, e cila po luante si mysafire

Gjatë natës së mbrëshme, kombëtarja e Kosovës në hendboll...

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Janë duke vazhduar replikat e ashpra në mes deputetes së AAK-së, Time Kadrijajt dhe deputeti të LDK-së, Armend Zemajt, shkruan ‘Gazeta Blic’.

Deputetja Time Kadrijaj, kësaj here ka reaguar ashpër pas deklaratave që i ka bërë deputeti Zemaj, ku  ai ia ka përmendur edhe vëllaun e deputetes i cili ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo në shkrimin e hedhur në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka shkruar se vëllau saj nuk është rrahur asnjëherë nga askush. Po ashtu, Kadrijaj në fund të shkrimit ka këshilluar Zemajn të rri aty ku e ka vendin, sipas saj po të mos ishin disa persona tjerë ai do të kishte mbetur çoban në Strellc.

Për më shumë, shkrimi i plotë i deputetes Time Kadrijaj:

E para Armend Zemaj, mos rrej e aq ma pak mos rrej publikisht.
E dyta, Vëllau im, ka qenë pjestarë i UÇK-së, dhe nuk është kundërshtuar e as rrahur apo maltretuar nga askush.
E treta, luftën politike mos e bëj flliqt sepse unë dhe familja ime nuk kemi mbetur të na tregosh ti se cilat janë vlerat që i kemi.
Ti rri aty ku e ke vendin, sepse mos të ishin disa tjerë, ti çoban në Strellc kishe mbet.

Kaq për ty!

Shkrimi i më hershëm i deputetit Armend Zemajt:

Po doktoresha Time, është e vertetë që ju nuk beni “lojna”, sepse nuk ke bërë “lojna” as kur je inkuadrue në AAK ( po sulmet kundër vellaut tuaj dhe familjes që ishin veprimtar të LDK-së, nuk ishin lojna)…

Doktoreshe ju nuk bëtë “lojna” as me Kullen e as me Zhlebin po as me Qakorrin ( Lluka e Strellci i Ulet e Rugova akoma janë aty)…

Doktoreshe ju nuk bëtë lojra as me veteranë, invalid e familje të dëshmorëve ( edhe emri juaj ne listen e mashtruesve nuk ishte lojë apo)…

Doktoreshe nuk ishte loje as pjesemarrja ime ne seancë, sepse nuk mund te bëhësha pjesë e lojes së qadrave në sheshin përballë Kuvendit ( në atë loje të qadrave kishte bandita, kriminel ordiner me emer dhe mbiemer)

Doktoreshe qendro e mos u ba pjese e lojrave të liga, ruaje se paku atë integritet dhe kontribut që pernime e ke dhanë në luftë, të cilin e çmoj…

Respekt!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz