back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeVV e Belgjikës: Lirohet aktivisti i dyshuar për trafik droge

VV e Belgjikës: Lirohet aktivisti i dyshuar për trafik droge

Të ngjajshme

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Xhevdet Rexhepi merr mirënjohje nga Dhoma e Tregtësië në Shqipëri

Biznesmeni Xhevdet Rexhepi, pronar i rrjeteve të njohura Viva...

Ishte afër Real Madridit, Firmino tregon se pse dështoi marrëveshja: Dy herë i refuzova

Roberto Firmino u paraqit në një intervistë dhe zbuloi...

Aktivisti i Vetëvendosjes në Belgjikë, Rediart Canjka është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për dyshimin për trafik droge.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur Qendra e Vetëvendosjes në Belgjikë, përmes një komunikate për media.

Canja ishte arrestuar në shtator të këtij viti përderisa po udhëtonte drejtë Zvicrës në momentin kur u arrestua në qytetin francez Vitry, afër kufirit me Zvicrën. Heroina, sipas mediave belge, ishte destinuar për tregun zviceran, ka raportuar Insajderi.

“Lajmi për arrestimin e tij na befasoi të gjithëve, shqiptarë e të huaj, pasi përvoja, përgatitja dhe angazhimi i tij nuk lidheshin aspak me këtë akuzë. Prandaj, kemi pritur me padurim që autoritetet të sqaronin rrethanat për ngjarjen. Dje Gjykata në Francë ka vendosur në favor të tij, duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat”, thuhet në komunikatën e kësaj qendre të Vetëvendosjes.

Komisioni disiplinor i Vetëvendosjes pas arrestimit kishte vendosur ta suspendojë përkohësisht anëtarësinë e Cankjas, ndërsa këtë vendim e ka shfuqizuar pas vendimit të Gjykatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz