back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSportKërcënon Khabib: Do ta lë UFC-në nëse nuk...

Kërcënon Khabib: Do ta lë UFC-në nëse nuk…

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Khabib Nurmagomedov i është adresuar UFC-së në profilin e tij në Instagram, duke kërcënuar se do ta braktisë UFC-në nëse kërkesat e tij nuk merren seriozisht.

Javën e kaluar, Khabib e mposhti McGregor në atë po quhet lufta më e madhe në historinë e UFC, duke arritur rekordin në 27 ndeshje profesionale pa u mposhtur.

Grushtet u shkëmbyen edhe pasi përfundoi gjithçka, me Khabib që kaloi barrierat dhe filloi të sulmonte ekipin e McGregor, transmeton Gazeta Express.

Pasi ndodhi kjo, anëtarët e ekipit të Khabib përfituan nga situata dhe sulmuan McGregor brenda Octagonit, me njërin prej tyre duke e goditur atë në kokë.

Sulmuesit u arrestuan nga policia dhe që të dy u përcollën nga policia jashtë arenës. Khabib nuk e mori rripin, pasi presidenti i UFC, Dana White, tha se kishte “probleme sigurie”.

Zubaira Tukhugov, një tjetër luftëtar i UFC, më pas u identifikua si një nga tre burrat që u arrestuan. Pas luftës, Tukhugov iu kthye rrjeteve sociale për t’iu treguar ndjekësve të tij për sulmin.

Sipas Low Kick, Dana White tha se ata që janë arrestuar nuk do të mund të luftojnë më në UFC. Tukhugov iu anulua luftimi, duke bërë që ekipi i Khabib të ngre dyshime.

Khabib nuk është i lumtur me përfundimin dhe iu kthye Instagramit për t’iu thënë miliona ndjekësve të tij se do ta braktisë UFC-në nëse Tukhugov nuk lejohet të luftojë në UFC.

Në postim, ai thotë:

Nëse vendosni ta largoni, duhet ta dini se më humbni edhe mua. Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga vëllezërit tanë në Rusi dhe do të shkoj deri në fund për vëllain tim. Nëse prapëseprapë vendosni ta largoni atë, mos harroni që të ma dërgoni kontratën e shkëputur, ose do ta shkëpus vetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz