BallinaLajmeNisma për rrahjen e dy shqiptarëve në Serbi

Nisma për rrahjen e dy shqiptarëve në Serbi

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Nisma Socialdemokrate ka dënuar rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.

Përmes një komunikate dërguar medieve, Nisma ka kërkuar nga shteti serb të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal.

“Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve. Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie”, thuhet në reagimin e Nismës Socialdemokrate.

Reagimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

Nisma Socialdemokrate dënon rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë. Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve.

Shteti serb duhet të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal. Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie. Nisma Socialdemokrate i uron shërim të shpejtë Çlirim Malokut dhe shokut të tij!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz