BallinaLajmeVeseli në Britani të Madhe me ftesë të partisë së kryeministres Theresa...

Veseli në Britani të Madhe me ftesë të partisë së kryeministres Theresa May

Të ngjajshme

Mbyllet përkohësisht një rrugë e kryeqytetit

Rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë do të...

Haxhiu kujton Luan Haradinajn në 29-vjetorin e rënies së tij

U.D presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu ka kujtuar Heroin...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku me ftesë të Partisë Konservatore të kryeministres britanike Theresa May, do të ketë disa takime me lidershipin e Partisë Konservatore, njëherësh zyrtarë të lartë britanikë.

Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë britanikë, kryeparlamentari Veseli do të diskutoj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugën e integrimit të vendit tonë në strukturat euro atlantike.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Veseli është ftuar të marrë pjesë edhe në punimet e konventës së partisë konservatore e cila po i zhvillon punimet në Bermingham.

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i PDK-së do të takojë zyrtarë të lartë nga kjo forcë politike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet PDK-së dhe Partisë Konservatore britanike.

Kreu i PDK-së po synon që krahas reformave dhe fuqizimit të Partisë Demokratike në Kosovë, ta fuqizojë atë edhe në rrafshin ndërkombëtar duke e bërë pjesë të aleancës ndërkombëtare të partive konservatore./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz