back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeLimak fillon investimet ne Shkup

Limak fillon investimet ne Shkup

Të ngjajshme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot...

Dëshmia e Rubin, Deda: ShBA-të nuk lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset

Opinionisti Ilir Deda ka vlerësuar se dëshmia e ish-zyrtarit...

Tragjedi në Shtime – Rrokulliset traktori, ky është bujku që ndërroi jetë

Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Carralevë...

Kompania Limak e cila menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar zyrtarisht realizimin e projektit që parasheh ndërtimin e një kompleksi biznesor-banimi dhe rruge nëntokësore në Shkup. Projekti i cili kap shifrën prej 250 milion dollarësh, parashihet të realizohet brenda 40 muajve të ardhshëm dhe përfshin një kompleks biznesor, qendër tregtare, hotel dhe hapësira parkingu.

“Ky është projekti ynë i parë në Maqedoni, një vend në të cilin ndihemi si në shtëpi. Ne jemi gjithmonë në kërkim të mundësive për të investuar këtu, sepse ne besojmë në fuqinë punëtore të kualifikuar dhe trendet ekonomike”, deklaroi me këtë rast Serdar Bacaksiz, anëtar bordi i kompanisë Limak.

Limak planifikon ndërtimin e rrugës nëntokësore për 22 muaj ndërkaq i gjithë kompleksi do të ndërtohet për 40 muaj. Projekti do të ndërtohet me standarde të larta dhe do t’i përshtatet Muzeut të Qytetit në Shkup.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz