BallinaRegjionaleDrenasMadhështore, ja kush do ta zbulojë shtatoren e heronjve Fehmi e Xhevë...

Madhështore, ja kush do ta zbulojë shtatoren e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci

Të ngjajshme

Izraeli nis operacione tokësore në jug të Libanit, rriten tensionet në rajon

Israel Defense Forces ka njoftuar fillimin e operacioneve tokësore...

Ky është personi i vrarë në Gjakovë

Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në...

Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati...

Në 20 vjetorin e rënies, në sheshin e Drenasit pas pak do mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pritet të zbulohen shtatoret e dy heronjve të shkrira në bronz, Fehmi Ladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, raporton Indeksonline.

Shtatoret e dy heronjve të rënë në vitin 1998 në Malet e Qyqavicës do ta bëjnë bijtë e disa heronjve të vendit.

Janë pikërisht Adem Lulzim Jashari, Hamzë Bekim Jashari, Luan Shkëlzen Haradinaj, Çlirim Xhavit Haziri, Elta Hyzri Talla, Krenare Ilaz Kodra, Rrezart Tahir Sinani, Xhevë Selim Krasniqi, Albana Shaban Shala, Donika Sylejman Selimi, Shkumbin Ali Ahmeti, Fitore Rexhep Mala, Gentrit Hafir Shala dhe Kosovare Ramiz Lladrovci që do të largojnë pëlhurën e kuqe nga shtatoret e dyshes.

Ceremonia do të nis nga ora 12:00, ku do të marrin pjesë edhe shumë personalitete nga skena politike e vendit. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz