BallinaLajmeBekim Jashari reagon ashpër kundër Artmotion, për blerjen e lojërave në Serbi

Bekim Jashari reagon ashpër kundër Artmotion, për blerjen e lojërave në Serbi

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Pas shkrimit të Gazetës Express, që kompania Artmotion, pronë e familjes Devolli, ka shkuar aq larg sa ta kontestojë pranimin e Kosovës në UEFA, duke blerë të drejta sportive në Serbi, ka reaguar ashpër kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Ai i ka ftuar organet shtetërore që te marrin masa rreth ketij skandali

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas lajmit se biznesi i ri i korporatës Devolli, Artmotion, ka bërë një bashkëpunim me Radiotelevizionin e Serbisë dhe me Telekomin e Serbisë, në dëm të pavarësisë së Kosovës.

Gazeta Express ka raportuar sot Kompania Artmotion, përmes RTS’it dhe Telekomit të Serbisë, po blen të drejta televizive për Kosovë, duke e konsideruar shtetin e Kosovës si pjesë të shtetit serb.

Nëpërmjet një shkrimi, të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Jashari e ka quajtur të hidhur lajmin për marrëveshjen e Armotion me serbët.

“Jo më kot thuhet se liria është e shtrenjtë! Asnjë betejë nuk është e lehtë – e gjatë dhe e lodhshme ishte ajo e Kosovës për t’u bërë pjesë e UEFA-së dhe FIFA-së, në krye me të ndjerin Fadil Vokrri”, ka shkruar Jashari.

“I hidhur është lajmi i sotshëm, se ne vet, përveç që i hudhim përtokë të gjitha përpjekjet dhe të gjitha peripetitë e kësaj beteje, e vëmë shtetin e Kosovës si pjesë të shtetit serb, duke blerë të drejta televizive sportive të UEFA-së për Kosovë”, është shprehur ai.

“Merrni me mend, nga kush? Hiç më pak se nga Radio Televizioni i Serbisë! Si është e mundur që kjo të ndodh? Ftoj institucionet relevante të Republikës së Kosovës që të reagojnë duke dhënë përgjigjen e tyre të qartë ndaj kësaj çështjeje!”, përfundon shkrimi i Jasharit. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz