BallinaLajmeMilaim Zeka në bisedë telefonike, si i mblodhi Albin Kurti 140 mijë...

Milaim Zeka në bisedë telefonike, si i mblodhi Albin Kurti 140 mijë euro në Gjermani

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Deputeti i Nismës për Kosovës, Milaim Zeka vazhdon të jetë pjesë e bisedave të dyshimta telefonike. Organet kompetente i kanë konfiskuar telefonin Zekës nga i cili po dalin biseda të ndryshme.

Indeksonline ka siguruar bisedën telefonike që deputeti Zeka e kishte me një biznesmen kosovar që jeton në diasporë. Personi në fjalë (emër i njohur për redaksinë) ishte përkrahës i Vetëvendosjes, por që i pakënaqur nga zhvatja e madhe që iu është bërë, biznesmeni rrëfehet në telefon në bisedën me Milaim Zekën.

Ai tregon se si Albin Kurti para balotazhit në nëntor të vitit të kaluar, kishte shkuar në Frankfurt të Gjermanisë duke iu kërkuar biznesmenëve para. Nga një tubim që përmendet në bisedë, ishin mbledhur 140 mijë euro.

Biznesmeni thotë se Kurti kishte kërkuar para edhe për komisionerë, por që Zeka dëgjohet duke i thënë se komisionerët i paguan shteti, pasi që për këtë paguan 8 milionë euro. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz