back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeMMPH ndau 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave në Pejë

MMPH ndau 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave në Pejë

Të ngjajshme

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai...

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij...

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i deponisë komunale në regjionin e Pejës“, i cili kap vlerën prej 50 mijë euro për vitin fiskal 2018 dhe që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, u.d ministri Matoshi tha se ndërtimi i deponisë është një nga projektet që po realizojmë në Komunën e Pejës, për përmirësimin e gjendjes se mjedisit në këtë komunë.

“Ndërtimi i kësaj deponie do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë dhe vitin që vjen me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtar” , tha Matoshi.

U.d ministri Matoshi tregoi se ndërtimi i kësaj deponie në Komunën e Pejës po bëhet në kohën e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, që fillon më 15 shtator 2018, për të cilin aksion ai mori përkrahjen edhe të kryetarit Muhaxheri.

“Ndërtimi i kësaj deponie po bëhet në kohën e fushatës për pastrimin e Kosovës e cila do të mundësojë që të gjitha mbetjet e ngurta që do të grumbullohen në këtë komunë të trajtohen në këtë deponi”, tha Matoshi.

Matoshi deklaroi po ashtu se në Pejë do të fillojmë dhe me ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, të cilin MMPH e financon me 4 milion euro kurse komuna me rreth 3 milion euro plus shpronësimet.

Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, falënderoi MMPH-në për financimin e projektit për ndërtimin e deponisë në komunën që ai drejton, duke thënë se ky është një fillim i mbarë për bashkëpunimin që do të kemi edhe në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz