Një nënë është sulmuar fizikisht nga djali i vet në Podujevë njofton policia e Kosovës, përcjell gazetametro.net.
Djali ka sulmuar nënën e vet duke i shkaktuar lëndime trupore, kjo e fundit është dërguar për tratman mjekësor në spital pas sulmit fizik nga i biri.
Policia tregon se me urdhër të prokurorit personi është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportinë e policisë./gazetmetro.net