back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeSot varrosen 5 viktimat e aksidentit në Suharekë, dy janë fëmijë |FOTO

Sot varrosen 5 viktimat e aksidentit në Suharekë, dy janë fëmijë |FOTO

Të ngjajshme

Familja Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës do të përcjell sot për në banesën e fundit pesë anëtarët e saj që vdiqën tragjikisht në aksident komunikacioni.

Siç njoftojnë familjarët, varrimi do të mbahet sot me fillim nga ora 16:00, shkruan gazetametro.net.

Familjarët kanë publikuar edhe emrat e të gjithë viktimave dhe datat e lindjes, e ku përfshihen edhe dy fëmijë të çiftit që nuk jetonte në Kosovë.

Bëhet fjalë për Erjon Sadikajn 6 vjeç dhe Eliesa Sadikaj vetëm 4 vjeç. Me ta bashkë në aksident humbën jetën babai Jeton Sadikaj 32 vjeç dhe nëna Albesa Sadikaj 27 vjeçare.

4 anëtarët e familjes Sadikaj që jetonin në Zvicër e kishin ardhur në pushimë një ditë më parë, me vete kishin pasur në veturë edhe nënën e Jetonit, Hidajete Sadikaj, 66 vjeçare.

Sidoqoftë, ky aksident tronditi Kosovën ditën e dielë, e me ç’rast shprehën ngushëllime edhe presidenti e kryeministri i vendit.

Ndryshe, Kosova ka shënuar rekord viktimash në aksidente muajt e fundit. Vetëm në gjashtë muajt e parë kanë vdekur 57 persona, duke mos u llogaritur edhe disa në muajin korrik./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz