BallinaShqiptareProjekti i studentit shqipëtar për Xhaminë qëndrore në Tiranë

Projekti i studentit shqipëtar për Xhaminë qëndrore në Tiranë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Projekti i studentit shqipëtar për Xhaminë qëndrore në Tiranë që të lë pa mend?
Një xhami krejt ndryshe nga to që jemi mësuar t’i shohim në trojet shqiptare është projektuar që të ndërtohet në Tiranë.

Derisa xhamitë në Shqipëri dhe në Kosovë janë kryesisht të stilit otoman, kjo xhami e projektuar nga arkitekti Festim Toshi, bën një kthesë të rëndësishme kah modernizimi arkitektonik i xhamive.

Projekti i kësaj xhamie në formë të trëndafilit dhe krejtësisht e bardhë ishte prezantuar për Kompleksin Fetar – Xhamia e Re.

Toshi kishte projektuar që kjo xhami të ndërtohet në pjesën e qytetit të Tiranës , “Rruga e Unazës së Vogël” pranë “Lana” dhe “Punëtorët e Rilindjes”, e cila vazhdon pas “Rrugës së Elbasanit”. Përzgjedhja e vendit është bërë edhe duke marrë parasysh që kjo zonë është i lidhur me dy linja të transportit urban me stacionet përkatëse pranë sheshit.

Në projektin e tij, Toshi ka theksuar se territori është një zonë e përshtatshme për ndërtim disi social, dhe ka një shtrirje interesante. E, që i gjithë kjo xhami do të ndërtohej në një hapësirë prej 20.000 metra katrorë.

Toshi ka planifikuar se territori në të cilën do të ndërtohej kjo xhami do të ruante edhe funksionin aktual, të qenurit park. Një pjesë e hapur do të ishte në funksion të qytetarëve gjatë gjithë viti, ndërsa për rite fetare do të përdorej vetëm dy herë në vit, në dy festat e Bajramit.

Mirëpo, pavarësisht këtij projekti të veçantë xhamia e re në Tiranë ka filluar të ndërtohet në vitin 2013 në bazë të një projekti të stilit klasik otoman, ndërthurje me tradicionalen e ngjashme me Xhaminë Blu në Stamboll.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz