BallinaSportShaqiri flet pas eliminimit nga Kupa e Botës, kjo është deklarata emocionuese...

Shaqiri flet pas eliminimit nga Kupa e Botës, kjo është deklarata emocionuese e tij

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, tha sot se festimi me ‘shqiponjë’ pas golit ndaj Serbisë u ekzagjërua nga mediat.

Shaqiri dhe Xhaka kishin festuar duke bërë ‘shqiponjën’, por më pas ky festim u bë bujë e madhe në mediat botërore. Madje FIFA kishte dënuar dyshen e Zvicrës me nga 10 mijë euro.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Xherdan Shaqiri është kthyer të flasë edhe njëherë për festimin e tij.

“Ne nuk luajmë për politikë, mediat e ekzagjeruan atë, nuk i kushtojmë shumë rëndësi. Secili ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron, “tha Shaqiri në konferencën për media pas ndeshjes me Suedinë.

Ai tha se është krenar për ekipin e tij dhe performancën e tyre në garën e madhe. Ai beson se  Zvicra ka luajtur më mirë se Suedia, por kundërshtari i tyre ishte pak më me fat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz