BallinaLajmeE fundit; pas mosmarrëveshjes plagoset një person

E fundit; pas mosmarrëveshjes plagoset një person

Të ngjajshme

Merret vendimi përfundimtar, caktohet kur luhet derbi mes Romës dhe Lazios

Pas kaosit të ditëve të fundit për kalendarin e...

Sami Lushtaku s’ka marrë ftesë nga Prokuroria për intervistim, thotë djali i tij Mërgimi

Mërgim Lushtaku, ish-deputet i PDK-së, djali i Sami Lushtakut,...

Hashim Thaçi rrëfen me emocione takimin me Adem Demaçin një ditë para pavarësisë: “E gënjyen”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive në...

Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armëve nga ku ka mbetur një person i plagosur, përcjell gazetametro.net

Një person ka mbetur i plagosur nga një mosmarrëveshje sot në Prizeren, i dyshuari kryesor bëhet e ditur se është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrit të ndryshëm.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit.

“Rreth orës 11:30 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Ali Hadri” ka të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes përpos njësiteve patrulluese kanë dalë edhe eprorë të policisë të Stacionit Policor në Prizren. Sipas raporteve fillestare dyshohet se një mosmarrëveshje në mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armës nga i dyshuari me ç’ rast është plagosur një mashkull, viktimë e këtij rasti dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Hetuesit policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin e më pas kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari ndalët nën masën e arrestit”, thuhet në komunikatën e policis./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz