back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeZyrtarja e lartë e Ministrisë së Arsimit kapet duke vjedhur në një...

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Arsimit kapet duke vjedhur në një dyqan në Bruksel

Të ngjajshme

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...

ATK kalon shifrën prej 1 miliardë euro tatime të mbledhura brenda vitit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka dhënë...

Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, pas seanc[s ks[ sotme...
- Advertisement -

Një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit, është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel gjatë javës. Policia belge është përfshirë në skandal, e ministri Shyqiri Bytyqi e ka suspenduar menjëherë zyrtaren.

Kryeqendra evropiane, Brukseli, është destinacioni më i shpeshtë i vizitave të zyrtarëve qeveritarë, raporton KTV.

Atje shkojnë shumë shpesh delegacione të tëra për takime zyrtare e pak turizëm.

Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka udhëhequr një delegacion të MASHT-it që ka marrë pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion.

Një zyrtare e lartë e MASHT-it, emër i njohur për redaksinë, për një moment gjatë vizitës është ndarë nga pjesa tjetër e delegacionit, raporton KTV.

Pasi që është vonuar, delegacioni është alarmuar dhe ka nisur ta kërkojë.

Kjo zyrtare në këtë kohë kishte shkuar për të bërë shopping. Në njërin prej dyqaneve në qendër të Brukselit, ajo është kapur duke vjedhur.

Sipas burimeve të KTV-së, zonja ka blerë disa gjëra në dyqan e disa të tjera i ka futur në çantë. Vlera e gjërave të vjedhura ishte 40 euro.

Lëvizjet e saj janë përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi e ka pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi e ka ftuar Policinë e cila e ka intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i është ribashkuar delegacionit.

Në një komunikim elektronik, ministri Shyqiri Bytyqi, i ka thënë KTV-së se zyrtarja në fjalë është suspenduar menjëherë pas rastit në pritje të informacioneve të tjera zyrtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz