BallinaLajmePunëtorët e Aeroportit shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit, pastrojnë ambientin brenda dhe...

Punëtorët e Aeroportit shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit, pastrojnë ambientin brenda dhe jashtë rrethojave (Foto)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë pastruar ambientin brenda dhe jashtë rrethojave të aeroportit përgjatë rrugës kryesore, për të shënuar  5 Qershorin, Ditën Botërore të Mjedisit, raporton Periskopi.

Në aktivitetin e sotëm, përveç punonjësve të aeroportit, kanë marrë pjesë edhe nga menaxhmenti, përfshirë Kryeshefin Ekzekutiv të ANP-së, njëherit edhe Kryeshef i Sektorit të Aviacionit në ‘Limak’, Haldun Firat Kokturk.

Në këtë mënyrë, nga ANP njoftojnë se po përpiqen që të minimizojnë ndikimin në mjedis duke implementuar standarde mjedisore, për t’u bërë një aeroport i gjelbër.

Kështu, qëllim kryesor është që së bashku të ruajmë burimet natyrore duke kursyer energjinë dhe ujin, duke parandaluar ndotjen me menaxhimin e CO2, menaxhim e mbeturinave dhe duke rritur ndërgjegjësimin mes nesh për të respektuar mjedisin./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz