back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmePasuria prej 85 milionë euro e deputetit të Kosovës

Pasuria prej 85 milionë euro e deputetit të Kosovës

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Vetëm bizneset dhe pasuria e paluajtshme e deputetit të AAK-së, Gani Dreshajt kapin vlerën e 85 milionë e 640 mijë euro. Ku njëra prej parcelave të tokës së tij ka vlerë prej 16 milionë e 575 mijë euro. Ndërsa, njëra nga kompanitë kap vlerën prej 12 milionë e 500 mijë.

Në Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), tani është publikuar edhe pasuria e deputetit të AAK-së, Gani Dreshajt, ku vetëm vlera e pasurisë së aksioneve – bizneseve, dhe pasuria e paluajtshme, në të cilat hyjnë shtëpitë, banesa, parcelat e tokës, qendrat sportive.. bëjnë gjithsejtë 85 milion e 640 mijë euro, shkruan Insadejri.

Pasuria e tij e paluajtshme e deklaruar është 41 milionë e 256 mijë euro. Ndërkohë që si pasuri të paluajtshme nuk ka vënë asgjë. Duket se zoti Dreshaj nuk ka asnjë veturë.

Vetëm njëra prej parcelave të tokës së deputetit Gani Dreshaj e ka një vlerë prej 16 milionë e 575 mijë euro. Ajo është 13,258,50 Ari. Ndërsa një parcelë tjetër toke bujqësore, pyjore kap vlerën e 5 milionë e 840 mijë euro.

Dreshaj ka një banesë të blerë në vlerë prej 1 milionë eurosh. Ajo është 260.00 metra katrorë.

Si aksionar i një varg kompanish të ndryshme, ai ka edhe 44 milionë e 375 mijë euro. Duket se deputeti i AAK-së së shpejti do ta mbërrijë njëqindmilionëshin. Por, Dreshaj nuk mund të mburret aq shumë para asnjë grupimi politik në Kuvend, meqë të gjitha del se kanë para me bollëk.

Vetëm kompania “Getrinke – Vrella shpk”, kap vlerën e 17 milionë eurosh, në të cilën posedon 80 përqind të aksionëve. Ndërsa kompania tjetër që kap vlerën prej 12 milionë e 500 mijë, posedon 100 përqind të aksionëve. /Insadjeri.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz