BallinaLajmeDelegacioni që shkoi për viza në Austri, arrin marrëveshje për krejt diçka...

Delegacioni që shkoi për viza në Austri, arrin marrëveshje për krejt diçka tjetër

Të ngjajshme

Vetëvendosje garon me numër 116

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116 në...

113 është numri i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin ...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili ka filluar një vizitë lobuese për liberalizimin e vizave për gjatë kësaj vizite zyrtare ditën e djeshme në Vjenë ka nënshkruar një marrëveshje e cila nuk ka të bëjë me liberalizimin e vizave.

Përmes një komunikate për media thuhet se kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Erst Stiftung, i cili udhëhiqet nga personaliteti i njohur, Erhard Busek.

“Projekti “DEMOS-TI”, i cili ka filluar të realizohet para dy vitesh, ka për qëllim edukimin e moshave të reja lidhur me parlamentarizmin në Kosovë. Me marrëveshjen e re të bashkëpunimit, parashihet që nga 1 tetori i këtij viti, projekti të bëhet tërësisht pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas kuvendit ky projekt synon që të përfshijë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Republikës së Kosovës.​

Një grup parlamentar prej 9 personave duke përfshirë edhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli kanë filluar një udhëtim zyrtarë për të lobuar për liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz