BallinaLajmeEdhe një person i lënduar rëndë nga aksidenti në Kaçanik, po lufton...

Edhe një person i lënduar rëndë nga aksidenti në Kaçanik, po lufton për jetë

Të ngjajshme

Trump thotë se Irani ka qenë afër marrëveshjes “katër apo pesë herë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të...

Dy të rinj nga Tetova thonë se janë sulmuar nga një grup prej 20 personave

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë...

Uran Ismaili mëngjes e çaj në Skënderaj, në shtëpinë e Sami Lushtakut

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili,...

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.

Detaje më të hollësishme për aksidentin, ka dhënë policia rajonale e Ferizajt, e cila përmes një komunikate për media ka njoftuar se ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 00:40.

“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi  i veturës Opel Astra me targa lokale ( F.B m/sh/k), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intenziv”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, trupat e pajetë të  viktimave, me urdhër të Prokurorit  dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz