back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportShala triumfon me nakaut

Shala triumfon me nakaut

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...
- Advertisement -

Shpetim Shala (23-2-1, 9 KO) ka shënuar fitore ndaj hungarezit Habor Detre (4-3-0, 2 KO). Meçi i cili parashihej të zhvillohej në gjashtë raunde, përfundoi para kohe ku bokserit tonë iu deshtën vetëm tre raunde për ta përmbysur hungarezin.

Dueli filloi me incijativë të tij qysh në raundin e parë. Në raundin e dytë disa herë e goditi fuqishëm hungarezin duke i bërë me dije se përballjen do ta përfundoj para kohe. Në fund të raundit të dytë Detre u gjet në dysheme, por u zgjua duke dëshiruar të vazhdoj, duke e shpëtuar gongu. Gjithçka i dha fund duelit të pabarabartë në raundin e tretë ku hungarezi nuk ishte nivel i Shalës duke u gjetur sërish në dysheme, kjo bëri që gjyqëtari në ring të ndërprejë meçin.

Kjo fitore për Shalën vjen pas 11-muajve. Ai pritet që duelin e radhës ta zhvilloj në Vienë në vjeshtë për tu afruar akoma në ranglistën botërore, e pastaj të shohë mundësinë për një sfidë për ndonjë titull të vlefshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz