BallinaLajmeAktakuzë për falsifikim të certifikatës së veteranit të luftës

Aktakuzë për falsifikim të certifikatës së veteranit të luftës

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër S.H., për veprat penale “Falsifikim i dokumentit” nga neni 398 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.H., më 15 mars 2018 në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht në Departamentin për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile zyra në Pejë, fillimisht falsifikon dhe pastaj me dije përdor dokumentin e falsifikuar dhe atë certifikatën e veteranit dhe vërtetimin e Komisionit Qeveritar, ku me këtë vë në lajthim organin e lartcekur të cilët duke menduar se këto janë të vërteta e vendosin në skemën pensionale dhe veteranëve të luftës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave të përshkruara sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtorë dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz