Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Skenderaj pas një konflikti brenda një familje në Skenderaj.
Rastin për Drenicapress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një rast kanosje ndërmjet anëtarëve të një familje është raportuar në orët e mbrëmjes në Skenderaj. Veprimet e ndërmarra policore kanë rezultuar që përveç elementeve të kanosjes mbi bazen e informacioneve dhe elementeve tjera rrethanore është realizuar bastisje në shtëpine e të dyshuarit me c’ rast janë gjetë dhe konfiskuar tri armë, (një pushkë automatike dhe dy pistoleta ). Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar një 69 vjeçar, i cili pas procedurave të intervistimit është liruar, ndaj tij është inicuar procedurë për ”kanosje dhe armëmbajtje pa leje’”, ka thënë Zahiti./Drenicapress.info


