BallinaShqiptareKryefamiljari vrau veten me armë, vëllai tregon bisedën e fundit me të...

Kryefamiljari vrau veten me armë, vëllai tregon bisedën e fundit me të |Video

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Një kryefamiljar vrau veten me armë gjahu në fshatin Kallm i Vogël paraditen e sotme. Viktima u identifikua si Alush Kumanaku, 55-vjeç.

55-vjeçari, babai i tre femijëve e ka vrarë veten në dhomën e gjumit. Pasi ka sjellë bagëtitë e imëta në shtëpi, ka shkuar në dhomën e gjumit dhe është vetëqëlluar me armën e gjahut.

Sipas banorëve të fshatit nuk ka pasur probleme dhe nga gjendja ekonomike nuk ka qenë keq. Gjatë një viti i kanë vdekur i ati dhe e ëma. Nuk dihet të ketë pasur shqetësime të tjera.

Ka folur dhe vëllai i tij, Meti Kumanaku, i cili ka treguar dhe bisedën e fundit që ka bërë me viktimën.

“Sot ishte me dele prapa te toka, vajta dhe i thashë do i frysh delet? Jo më tha. Në këto muhabete sa ika nja 50 metra, ai iku i hoqi delet dhe erdhi në shtëpi.

Sa erdhi as 20 minuta më thërret një fqinj hajde, kur më thotë ai fqinji unë u habita.

Këtu s’kishte njeri, edhe gruaja a ishte aty a ishte te lopa, vajza e vogël ishte në shkollë. As kishte as borxhe as gjë prej gjëje, nuk dihet…”, shprehet i vëllai i tij për Faxnews.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz