BallinaDrenica +Drenica SportPërgaditjet për sezonin e ri, Feronikeli nënshkruan me dy lojtar të rëndësishëm...

Përgaditjet për sezonin e ri, Feronikeli nënshkruan me dy lojtar të rëndësishëm (foto)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Me të përfunduar edicioni 2017-18 Feronikeli ka filluar përgatitjen për stinorin e ri në Vala Superligën e Kosovës.

Ish-kampionët e Kosovës e kanë marrë me seriozitet të madh edicionin e ri ku synojnë triumfin në dy frontet.

Kësisoj ata fillimisht kanë blinduar njërin nga futbollistët e tyre kryesor, sulmuesin Mendurim Hoti.

Edhe pse u kërkua nga shumë skuadra kosovare, Hoti ka vazhduar kontratën me klubin nga Drenasi.

Mendurim Hoti gjatë një aksioni në ndeshjen Flamurtari – Feronikeli (Foto: Feronikeli /Facebook)

Burime brenda klubit i kanë thënë Telegrafit se sapo kanë arritur marrëveshje edhe më një sulmues tjetër tejet cilësorë.

Fjala është për gjakovarin Mevlan Zeka që do të rikthehet në Drenas pas një viti të kaluar te Liria.

Zeka ishte dëshira e madhe e Dritës nga Gjilani por u kërkua edhe nga disa skuadra në Shqipëri si Kukësi dhe Luftëtari.

Mevlan Zeka është rikthyer te Feronikeli pas një stinori te Liria e Prizrenit. (Foto: Feronikeli /Facebook)

Me këto dy goditjet e para, Feronikeli ka treguar se ka marrë me seriozitet edicionin e ri.

Në ditët në vijim klubi nga Drenasi pritet të ‘bombardojë’ edhe me disa transferime tjera ku synon të mbledhë futbollistët më të mirë në Kosovë./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz