BallinaLajmeVV: Kleri i Manastirit të Deçanit s’ka asnjë të drejtë të përzihet...

VV: Kleri i Manastirit të Deçanit s’ka asnjë të drejtë të përzihet në çështjen e rrugës Deçan – Plavë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se ndërtimet në rrugën Deçan – Plavë janë ndërprerë pas kërkesës së Manastirit të Deçanit.

Sipas kësaj partie, rruga Deçan-Plavë është rrugë me rëndësi shtetërore e kombëtare dhe se ndalimi i punimeve në këtë rrugë nuk guxon të vijë assesi nga udhëheqja e Manastirit të Deçanit “që nuk ka asnjë të drejtë të përzihet në këto punë”.

“Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Deçan i dënon ashpër përpjekjet e vazhdueshme të Manastirit për pengimin e zhvillimit të Komunës së Deçanit. Ne kërkojmë poashtu nga Ministria e Infrastrukturës që të veprojë sipas ligjit. Qeveria e ka për detyrë ta zgjidhë në mënyrë që mos t’i vendosë qytetarët përballë klerit të politizuar”, thuhet në reagimin e VV-së, dega në Deçan, raporton Koha.net.

Ky subjekt politik u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që “mos të bien pre e politikave të pasardhësve të kriminelit Millshoviq”.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz