Golat e futbollistit të Arsenal, Aaron Ramsey, më parë kanë qenë të lidhura me vdekjen e një personaliteti të famshëm në po atë ditë.
Sa herë Ramsey ka shënuar gol, dikush prej yjeve ndërronte jetë.
Diçka e ngjashme ka rënë në sytë e tifozëve, kur fjala është për Liverpool, skuadër të mbrëmë u mposht 3:1 nga Real Madrid në finale të Champions League.
Janë dy raste kur Liverpool, ka fituar këtë garë, dhe po atë ditë jetë ka ndërruar edhe Papa në Vatikan, përcjell Klan Kosova.
Por mbrëmë ati i shenjtë shpëtoi! Por saktë nuk dihet se e kujt është merita, e portierit të The Reds, Karius që bëri dy gabime të mëdha, e Bale që shënoi dy herë apo e Ramos që “lëndoi” Mohamed Salahun – rast ndryshoi rrjedhën e lojës.
Tifozët kanë shpërndarë dy raste të mëhershme, kur brenda një viti ka pas një dasmë mbretërore, një trofe të Champions të fituar nga Liverpool dhe vdekjen e Papës po atë vit.
Por nga mbrëmë gjërat janë më ndryshe. Humbja e Liverpool, e shpëtoi Papën nga vdekja!
