BallinaLajmeShpërthimi në Al Petrol, i lënduarit në gjendje kritike

Shpërthimi në Al Petrol, i lënduarit në gjendje kritike

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Edhe pas intervenimit kirurgjik në gjendje kritike për jetë vazhdon të jetë njëri prej katër personave të lënduar në shpërthimin i cili ndodhi sot në bazën e rezervuarve të derivateve të “Al Petrol” në Fushë-Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, mjeku Adem Kllokoqi i cili ka kryer operimin e personit të lënduar në QKUK.

 

 

“Është një djegie e rëndë, është një sipërfaqe prej 80 për qind. Pra nuk është djegie sipërfaqësore por është djegie e thellë dhe është i rrezikuar për jetë. Edhe po të jetë në qendrën më të madhe në botë për trajtimin e djegieve ajo që kemi bërë në sallë të operacionit nuk bëhet ndryshe”, ka thënë Kllokoqi.

Sipas kirurgut tani pas operimit personi në fjalë është nën kujdesin intensiv në QKUK.

“Të hënën kemi planifikuar intervenimin e radhës, më pas do të shohim si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Kllokoqi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz