BallinaSportFlamurtari e mposht Vushtrrinë pas penalltive, kuqezinjtë mbesin në Superligë

Flamurtari e mposht Vushtrrinë pas penalltive, kuqezinjtë mbesin në Superligë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Flamurtari ka arritur ta mposht Vushtrrinë në ndeshjen e vlefshme për barazh të Superligës pas penalltive 6-5, pasi ndeshja e rregullt u mbyll 1-1.

Flamurtari e kishte mbyllur në vendin e 10-të në Superligë, ndërsa Vushtrria në vendin e tretë në Ligën e Parë.

Ndeshja nisi fuqishëm për vushtrriasit që kishin rast të mirë në minutën e dytë me Dior Zabërxhën, por Granit Ahmeti e largon topin nga vija fatale dhe shpëton gol të sigurt.

Vushtrria rrezikon përsëri me Labinot Osmani në minutën e 10-të, por shtylla e shpëtoi Flamurtarin.

Tifozët vushtrrias

Kuqezinjtë arritën të shënojën në me Almir Ajzerajn i cili gjuan nga largësia dhe realizon për 1-0.

Pas golit Vushtrria tentoi dy herë me Osmanin, por pa sukses.  Flamurtari provon me Shillovën, por as ky nuk e qëllon portën.

Etrit Halimi  dhe Jetmir Topalli provuan në fund të pjesë së parë, por nuk e ndryshuan rezultatin.

Pjesa e dytë filloi me Vushtrrinë në sulm, e Flamurtarin që provonte të shënonte me kundërsulm.

Osmani e Maxhuni provuan të parët, por që Shehu ishte në vend.

Pamje nga ndeshja

U desh të pritet minuta e 84-të që Vushtrria ta gjejë golin e barazimit. Osmani pason te Topalli i cili gjuan bukur dhe shënon për 1-1.

Me këtë gol u mbyll loja e rregullt.

Në vazhdime edhe pse të dy skuadrat u munduan nuk kishte gola dhe fati i skuadrave në penallti.

Të dy skuadrat shënuan nga pesë penallti, ndërsa Vushtrria e gaboi të gjashtë.

Flamurtari e siguron Superligën, ndërsa ata të Vushtrrisë do të vazhdojnë ta kërkojnë elitën në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz