Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha i sot ka vizituar dy nga pesë familjet të cilave komuna është duke iu ndërtuar shtëpi banimi.
Në vizitën e tij ai ishte i shoqëruar edhe nga drejtori komunal për ubranizëm Islam Vrenezi, transmeton Klan Kosova.
Punimet e vrazhda kanë përfunduar dhe tani së shpejti do të fillohet edhe me rregullimin e brendshëm të shtëpive të tyre.
”Ky është një obligim institucional që ne kemi si komunë, që t’iu sigurojmë strehim të gjitha atyre familjeve që kanë nevojë. Pavarësisht mundësive të pakte buxhetore që ka Komuna e Malishevës, ne në vazhdimësi jemi duke u munduar që këto familje ta kenë të zgjidhur problemin e strehimit, por edhe të kenë mirëqenie, si çdo familje tjetër, pavarësisht kufizimeve buxhetore”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitave në këto familje.
Drejtoria i urbanizmit, si mbikëqyrës i realizimit të këtyre projekteve, përkatësisht drejtori Vrenezi, tha se “punimet po ecin mirë dhe shumë shpejt, këto familje, sikur edhe disa të tjera, shtëpitë e të cilëve do të riparohen, apo do t’iu vendoset kulmi, do ti kenë të gatshme shtëpitë e tyre, për banim”, transmeton Klan Kosova.