BallinaLajmeProkuroria jep urdhër për intervistimin e Xhavit Halitit dhe Arben Gashit

Prokuroria jep urdhër për intervistimin e Xhavit Halitit dhe Arben Gashit

Të ngjajshme

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Debati i ashpër, degradues e ofendues si dhe përleshja fizike në mes të nënkryetarit të Kuvendit, i cili është edhe deputet i PDK-së, Xhavit Haliti me deputetin e LDK-së, Arben Gashin, kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Shtetit. Nga kjo e fundit tashmë është dhënë urdhri për nisjen e hetimeve, si dhe intervistimin e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kështu i ka thënë të martën Express-it, kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ymer Beka.

Vetëm gjatë ditës së sotme hetuesit e Policisë së Kosovës dy herë e kanë vizituar objektin e Kuvendit. Kishin shkuar për ta marrë në pyetje Xhavit Halitin e PDK-së e Arben Gashin e LDK-së, për konfliktin fizik të cilin e kishin pasur të premten që shkoi. Por hetuesit u kthyen zbrazur nga Kuvendi. Aty nuk arritën që ta marrin në pyetje asnjërin nga të zgjedhurit e popullit.

E urdhrin për t’i marrë në pyetje deputetët pas konfliktit të ndodhur e ka dhënë kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ymer Beka.

“Mund të ju konfirmoj se Prokuroria e Shtetit tashmë i ka nisur hetimet lidhur me konfliktin e ndodhur në Kuvend ditë më parë. Hetuesit kanë shkuar në Kuvend për t’i marrë në pyetje deputetët por ata nuk kishin qenë në Kuvend. Prokuroria po i vazhdon hetimet lidhur me këtë çështje”, ka thënë Beka për Gazetën Express.

E ndërkohë deputeti i LDK-së, Arben Gashi, mbrëmë në Pressing të T7 ka deklaruar se është penduar për sjelljen dhe fjalorin e përdorur në Kuvend, duke sqaruar se sjellja e tij nuk e përfaqëson rolin e tij në Kuvend.

Kujtojmë se Haliti derisa po votonte për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, është afruar pranë deputetit Gashi dhe e ka goditur më bërryl në bark. Derisa Gashi një ditë para sulmit fizik e kishte fyer me fjalë Halitin gjatë seancës së Kuvendit.

Veprimet e të dy deputetëve janë kritikuar nga ana e organizatave joqeveritare që e mbikëqyrin punën e Kuvendit të Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz