BallinaLajmeDeklarata e Samitit të Sofjes – Nga 17, këto janë dy pikat...

Deklarata e Samitit të Sofjes – Nga 17, këto janë dy pikat ku përmendet Kosova

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë paraqitur një deklaratë të përbashkët në Samitin e Sofjes, në të cilën përmes shtatëmbëdhjetë pikave kanë shfaqur përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen e përbashkët.

Sipas mediave serbe,  përveç 17 pikave të paraqitura ishte edhe një aneks i kësaj deklarate në të cilën ceken dy pika për Kosovën.

E para flet për përforcimin e lidhjes infrastrukturore mes Kosovës dhe Serbisë përmes një pakete të re të projekteve që kanë të bëjnë me një grant të konsiderueshëm të BE-së, përmes kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë mbështetjen për “korridorin blu” dhe “rrugën e paqes” Nish – Prishtinë.

Ndërkaq në fund të këtij aneksi thuhet se duhet mbështetur luftën kundër mos-ndëshkimit, duke mbështetur Mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare dhe Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë* (* shenja në fjalë paraqet fusnotën më të cilën Kosova është paraqitur në këtë samit)

Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës – thuhet në Aneks.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz