BallinaLajmeFatmir Sejdiu tash jam mirë me shëndet

Fatmir Sejdiu tash jam mirë me shëndet

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka treguar për problemet shëndetësore me të cilat është ballafaquar së fundmi. Ka thënë se tash është mirë me shëndet.

“Po, mirë jam dhe mirë dëshiroj të jenë gjithë njerëzit e vendit tim”, është shprehur Sejdiu.

“Kam pasur disa probleme shëndetësore që i kam kapërcyer, falë edhe intervenimit të shpejtë të ekipeve që më kanë pasur në trajtim”, ka treguar ai në “Pressing”.

Sejdiu ka treguar se puna kryesore e tij aktualisht është ajo e profesorit në Universitetin e Prishtinës. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz