BallinaLajmeJa kush është i liruar nga agjërimi në muajin e Ramazanit

Ja kush është i liruar nga agjërimi në muajin e Ramazanit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ndonëse është obligim agjërimi, megjithatë, janë disa kategori të njerëzve që janë të liruar nga kryerja e këtij obligimi.

Të moshuarit, të sëmurët fizikisht dhe ata mendorë janë të liruar nga detyrimi i agjërimit.

Gjithashtu të përjashtuara nga agjërimi janë edhe gratë shtatzëna, gratë gjatë periudhës së menstruacioneve dhe gratë që ushqejnë me gji të sapolindurit e tyre.

Në disa komunitete myslimane, njerëzit që nuk agjërojnë gjatë Ramazanit pritet të kompensojnë këtë mungesë, duke ushqyer të varfrit dhe njerëzit në nevojë gjatë vakteve të syfyrit dhe iftarit.

Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, zbatuesit e Islamit agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit. Gjatë agjërimit, ata nuk konsumojnë asnjë ushqim apo pije dhe mendimet duhet të mbahen të pastra.

Pasuesit e Islamit besojnë se agjërimi i ndihmon myslimanët të mësojnë durimin, modestinë dhe sjell përfitime shpirtërore.

Vaktet ushqimore shërbehen para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit dhe quhen respektivisht: syfyri dhe iftari dhe hahen së bashku me familjen ose me komunitetin lokal.

Kalendari islam bazohet në ciklet hënore, kështu që çdo vit vjen më herët rreth dy javë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz