BallinaLajmeVuçiq flet për ndarjen e Kosovës: Do të ishte e rrezikshme…

Vuçiq flet për ndarjen e Kosovës: Do të ishte e rrezikshme…

Të ngjajshme

Nafta shtrenjtohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për...

​Luftë për pushtet, Milani në krizë të thellë

Milani po përballet me një periudhë të trazuar, teksa...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për AFP ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet pengesa kryesore e Serbisë në rrugën drejt BE-së.

Vuçiq ka theksuar se shtetet perëndimore po ia kërkojnë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ata mendojnë se është koha që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Unë nuk jam i gatshëm të flas për koncepte të caktuara, por duhet të ketë koncensione në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nëse nuk jeni i gatshëm për këtë, është keq për të gjithë”, tha presidenti serb, transmeton lajmi.net.

Ai foli edhe për mundsinë e ndarjes së Kosovës.

Tha se një gjë e tillë do të ishte e rrezikshme, pasi do të mund të sillte konflikt të ngrirë.

“Është e rrezikshme pasi mund të ketë konflikt të ngrirë dhe një ditë dikush mund ta zhbëjë atë”, tha Vuçiq.

“I vetmi problem i madh që unë e shoh si problem real në rrugën drejt BE0së është Kosova”, tha Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe mediat serbe sot raportuan se pikërisht Vuçiqi do ta prezantojë zgjidhjen për Kosovën në muajin qershor. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz