BallinaBotëRritet çmimi i naftës së papërpunuar

Rritet çmimi i naftës së papërpunuar

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Çmimet e naftës së papërpunuar në tregun ndërkombëtar kanë shënuar një rritje të hënën, në hapje të javës së tregtimit, ku marka Brent tashmë tregtohet me 76.78 dollarë për fuçi, ndërkohë që nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 70.44 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Të premten, nafta Brent shitej me 73.28 dollarë për fuçi, ndërsa nafta WTI 71.38 dollarë.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, dhe “vendosja e sanksioneve ndaj Iranit”, vazhdon të ndikojë në çmimin e naftës së papërpunuar.

Ekspertët pohojnë se njoftimi amerikan për sanksione ndaj Iranit, mund të ulë nivelin e investimeve të huaja, që mund të shoqërohet me një ulje të prodhimit në sektorit energjetik të Iranit, dhe si rrjedhojë edhe në prodhimin dhe eksportet e naftës.

Megjithatë, Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Arabia Saudite pritet të stabilizojnë tregun ndërkombëtar të naftës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz