BallinaBotëEkipi izraelit ndryshon emrin, quhet Trump

Ekipi izraelit ndryshon emrin, quhet Trump

Të ngjajshme

Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë...

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Klubi izraelit ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan Donald Trump, i cili pa kohë më parë njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Klubi Beitar Jeruzalem, tani do të quhet Beitar Trump Jeruzalem, për nder të presidentit të Amerikës, që doli kundër të gjithë aleatëve dhe njohu kryeqytetin e Izraelit.

“Jeruzalemi ka 70 vite që pret njohje ndërkombëtare, derisa presidenti Trump, me një lëvizje të guximshme, e njohu si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”, thotë njoftimi për shtyp nga Beitar, që nuk sqaron nëse ndryshimi i emrit do të jetë i përhershëm.

“Presidenti i klubit, pronari Eli Tabib dhe menaxheri Eli Ohana, kanë vendosur t’i vënë klubit emrin e presidentit amerikan, i cili bëri histori. Që tani e tutje do të quhet Beitar Trump Jerusalem”, pohon klubi në këtë deklaratë.

Nuk është befasuese që klubi ka mbështetur këtë qëndrim të Trampit. Beitar është skuadra e vetme në Izrael që nuk ka nënshkruar kurrë me një lojtar arab, shkruan Panorama Sport, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz