back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmePDK: Procesi i deritashëm zgjedhor i Rinisë Demokratike tejet i suksesshëm

PDK: Procesi i deritashëm zgjedhor i Rinisë Demokratike tejet i suksesshëm

Të ngjajshme

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Berjani: Vendimi për çmimet ‘tavan’ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani,...

Dalin pamjet e plagosjes së “Guccit” të TikTok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga...

Grenell pasi Rama vizitoi Thaçin: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp

Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit...

Zgjedhjet e brendshme të Rinisë Demokratike, kanë vënë në veprim grupet punuese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke përcjellë punën e kuvendeve zgjedhore, anë e kënd vendit, me tubime dhe debate të brendshme rreth këtij procesi të rëndësishëm partiak.

Nga fillimi i këtij aktiviteti të rëndësishëm për zgjedhjen e organeve të reja të Rinisë Demokratike, janë mbajtur mbi 570 takime zgjedhore, në nivel seksionesh, nëndegësh dhe degësh.

Këto angazhime, në të gjitha nivelet e Rinisë Demokratike, kanë dëshmuar dhe rikonfirmuar vitalitetin, përkushtimin dhe organizimin e mirëfilltë të rinisë dhe strukturave të tjera për vlerat e mirëfillta të PDK-së, në Dekadën e re.

Në këtë drejtim, deri më tani kanë qenë angazhuar, me pjesëmarrje, votim dhe procese tjera brenda Rinisë Demokratike, mbi 15.000 të rinj, të cilët mbështesin, përkrahin dhe zotohen për promovimin e vlerave të Partisë Demokratike dhe vizionit të saj, Dekada e re.

Të rinjtë që përcjellin vazhdimësinë e vlerave më të mira dhe më shembullore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe organeve legjitime që dalin nga procesi demokratik zgjedhor brenda Rinisë Demokratike, janë garancë e fuqizimit të organeve të partisë shtetformuese, shtetndërtuese, me vizion të qartë me besim, zhvillim dhe integrim.

Me këtë proces të brendshëm demokratik, të rinjtë kanë përzgjedhur dhe vijojnë këtë proces zgjedhor, duke çuar përpara këto vlera të tyre, brenda PDK-së, si forcë e jashtëzakonshme politike, duke dhënë përgjigje dhe dalë përball dhe ofruar zgjidhje për sfidat e të rinjve dhe vendit, në Dekadën e re.

Procesi zgjedhor, brenda Rinisë Demokratike, si asnjë herë më parë, ka mbledhur dhe po tubon, të rinjtë më të devotshëm në çdo cep të Kosovës, duke u zgjedhur dhe duke u bërë kandidat për t’u zgjedhur brenda strukturave me bindjen e thellë se Dekada e re që promovon besim, zhvillim dhe integrim, është rruga e së ardhmes për ta dhe vendin tonë, Republikën e Kosovës.

Procesi i brendshëm zgjedhor, i nivelit lokal i Rinisë Demokratike, do të përmbyllet me Konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës, duke fuqizuar rininë në marrjen e përgjegjësive, përfaqësim dhe si pjesë e procesit, vlerave dhe vizionit të Dekadës së re, të Partisë Demokratike të Kosovës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz