back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaKulturë“Kryeqyteti” ku kryqëzohen epokat e bashkohen kontinentet

“Kryeqyteti” ku kryqëzohen epokat e bashkohen kontinentet

Të ngjajshme

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shaqir Totaj shkon me biçikletë në një tubim zgjedhor në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar praktikën e...

Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të...

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

Ju mund të stresoheni shumë shpejtë kur jeni para...

Jo çdo metropol është si Stambolli. Është një nga qytetet më të veçanta të botës. Në mes me një rrip deti, ai jo vetëm ndan, por edhe lidh dy kontinente – Evropën me Azinë. Qytete të pakta ofrojnë ngrohtësinë si ai, shkruan sot “Koha Ditore”.

Duke kombinuar ndërtimet e vjetra me arkitekturën moderne, ushqimin tradicional dhe kulturat e ndryshme, Stambolli jep për të gjithë pak nga vetja. Hotelet moderne sikur bëjnë garë me të vjetrat, që janë ruajtur me fanatizëm gjatë viteve dhe shekujve. Të ndërtuara me mermer e gurë, kush e di nga ç’anë e botës, hotelet e vjetra ruajnë nëpër dhoma edhe histori të liderëve botërorë të shekujve të kaluar, duke i kthyer ato në muze për turistët.

Ruajnë edhe çmimet për të treguar sa luksozë janë. Rrugët moderne me lëvizje tejet të shpejtë të automobilave e bëjnë të paharrueshëm për vizitorët. Sheshet e veçanta, përfshirë Taksimin si më të madhin, ku përditë ecin qindra mijëra njerëz, u mbesin në mendje miliona vizitorëve të Stambollit. Jo kot në një nga dyqanet e shumta shkruante: “Ata e quajnë kaos, ne e quajmë shtëpi”.

Rrugicat me kalldrëme e të mbushura me njerëz që qëndrojnë në kafeteritë plot stil ia shtojnë hijeshinë zhurmës që mbizotëron deri në orët e vona të natës. Të renditura njëra pas tjetrës, kafeteritë kanë nga një person që i fton vazhdimisht kalimtarët të ndalen për të shijuar ushqimin apo për të pirë diçka. Shpesh detyrohen të ecin në krah nga kallaballëku i njerëzve.

Me t’u ulur dëgjohet muzikë tradicionale, vende-vende e kombinuar me zhanre të tjera për të treguar llojllojshmërinë kulturore të Turqisë. Muzikë dëgjohet edhe nëpër sheshet kryesore. Të rinjtë këndojnë duke ngjallur kureshtjen e turistëve, që xhirojnë gjithçka me sy e me kamera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz