Policia njofton se ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme, kjo pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur me një grup nxënësish.
Si pasojë e rrahjes, disa prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa, pesë të tjerët janë intervistuar dhe liruar.
Rasti është duke u hetuar.