back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeNISMA zgjerohet në Klinë, Limaj thotë se janë në rrugë të drejtë

NISMA zgjerohet në Klinë, Limaj thotë se janë në rrugë të drejtë

Të ngjajshme

Dibrani: Nuk ka banda të profilizuara kriminale në burgjet e Kosovës

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani,...

Ngushtohet sfida, Albacete shënon të parën

Albacete ka shënuar golin e parë ndaj Barçës. Është Moreno,...

Lushaku-Sadriu e prerë për zgjedhjen e Presidentit: S’votojmë pa marrëveshje poltike

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte ka...

Nismës Socialdemokrate dega në Klinë i janë bashkuar disa anëtar të kryesisë së PDK-së, në këtë komunë.

Madje, në mesin e të aderuarve ka edhe kryetar nëndegësh të PDK-së në Klinë.

Prezent në këtë aderim ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky i fundit tha se Nisma po tregon shembull se si qeveriset me vendin në mënyre transparente dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ai tha se partia të cilën ai e drejton i ka dyert e hapura për të gjithë ata që vlerësojnë se mund të japin kontributin e tyre në shërbim të vendit.

“Tek Nisma Socialdemokrate ju do ta keni gjithë hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme. Ju ftoj që këtë frymë e cila e ka përfshire vendin ta përçoni sa më shumë të të gjithë qytetarët e vendit. Nisma është parti e cila i rrinë afër njerëzve që kanë nevojë. Ne po tregojmë shembull se si qeveriset si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal”, tha Limaj të shtunën në Klinë.

E, Naser Morina kryetar i Nismës për Klinë tha se koncepti i Nismës po përqafohet nga të gjithë qytetarët e vendit.

Morina tha se Nisma në Klinë po zgjerohet çdo ditë e më shumë më kuadra të rinj.

Njerëzit, sipas tij, po i besojnë vizionit dhe filozofisë së Nismës Socialdemokrate.

E, Muhamet Gashi i cili deri tash ishte kryetar i degës së PDK-së, në Sferkë dhe anëtar kryesisë së PDK-së në Klinë tha se kanë zgjedhur t’i bashkohen Nismës pasi vlerësojnë se po bën punë të drejtë në të mirë të qytetarëve të vendit.

Përveç, Gashit Nismës i janë bashkuar edhe Kamer Raci, anëtar i Kryesisë së PDK-së në Klinë dhe Mujë Gashi.

NISMA Socialdemokrate aktualisht është në proces të mbajtjes së Kuvendeve të Punës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz