BallinaLajmePresidenti Thaçi reagon pas gjetjes së trupit të policit Malsor Dashi

Presidenti Thaçi reagon pas gjetjes së trupit të policit Malsor Dashi

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të policit, Malsor Dashi në lumin Lepenc, transmeton Indeksonline.

Thaçi ka thënë se sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve kanë gjetur njërin prej tyre.

“Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi.

“Pas një pune të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin “Lepenc”, kanë gjetur trupin e pajetë të njërit prej tyre. Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe, FSK përmes një komunikate konfirmoi se Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz