BallinaLajmeHoxhaj në Berlin, agjendë diskutimesh për dialogun

Hoxhaj në Berlin, agjendë diskutimesh për dialogun

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë në Berlin, me agjendë takimesh të shumta për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Sot, ka takuar ambasadorin Wolfgang Ischinger.

Përmes një njoftimi në Facebook, Hoxhaj bëri të ditur se me ambasadorin Ëolfgang Ischinger kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, me focus të vecantë në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe përfundimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të të dy vendeve.

Hoxhaj tha se ky dialog duhet të kufizohet në kohë, dhe të përfundojë me nënshkrimin e marrëveshjes obligative ligjore e cila nënkupton njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

“Cdoherë kënaqësi ta takoj mikun tim dhe të Kosovës, ambasadorin Wolfgang Ischinger. Në Berlin, sot diskutuam për zhvillimet në vend dhe në rajon. Folëm për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me lidhjen e një marrëveshjeje obligative – ligjore, që nënkupton njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka takuar edhe këshilltarin për politikë të jashtme në Partinë CDU, Hans Joachim Falenski.

Hoxhaj do ta vazhdojë vizitën edhe gjatë ditës së nesërme me takime të tjera bilaterale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz