back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmePrishtina e zbrazur si në kohën e luftës (Foto)

Prishtina e zbrazur si në kohën e luftës (Foto)

Të ngjajshme

Dy gra sulmohen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën pasditen në kryeqytet,...

Cila kryeson në Instagram, gruaja e Messit apo CR7?

Në rrjetet sociale shihet qartë se sa është popullariteti...

Dua sfidon trendet me një “look” që guxon pak kush

Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr...

Presidentja Osmani pret në takim sot homologun hungarez

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të presë sot...

Kryeqyteti kosovar shquhet për kaos e kolona të vazhdueshme nëpër rrugë, por kushdo që ka kaluar sot nëpër Prishtinë, e ka parë atë të zbrazët si në kohën e luftës.

E kushdo që e ka parë një Prishtinë të tillë, mbase e ka pyetur veten se ç’po ndodhë, shkruan gazetametro.net.

Arsyeja e parë pse Prishtina u zbraz, është festa e majit që tashmë është bërë tradicionale në Ulqin. Kafiteri kosovare bëjnë organizim të përvitshëm, me ç’rast mbledhin mijëra kosovar në qytetin malazias me shumicë shqiptare.

Arsyeja e dytë, ndërkaq, është se nëpër rrugët e Prishtinës u mbajt gjysmë-maratona e Prishtinës, ku morën pjesë qindra vrapues.

Aty u pa edhe kryeministri, i cili zakonisht nëpër këto rrugë kalon me veturën e tij të blinduar dhe nën shoqërimin e Policisë. Ai sot u pa duke vrapuar në maratonë, por jo edhe pa truproja. Policia që ruan kryeministrin ishin në vrap po ashtu.

Ndërkohë, Prishtina ditëve të fundit kishte rrugë të bllokuara edhe në pjesë të tjera. Kjo erdhi për arsye të punëve që po kryhen për sanimin e dëmeve në rrugë.

Ndryshe, shumë qytetarë të Prishtinës kanë publikuar nëpër rrjete sociale pamje të Prishtinës së zbrazur. /gazetametro

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz