BallinaLajmePo bëhen 24 orë nga aksidenti në Lepenc, ende po kërkohen dy...

Po bëhen 24 orë nga aksidenti në Lepenc, ende po kërkohen dy policët e zhdukur

Të ngjajshme

Theo Hernandez në Serie A por jo te Milani, klubi rival shpreh interesim për të

Theo Hernandez po mendon seriozisht rikthimin në Serie A...

Në rajonin e Gjilanit brenda javë u shqiptuan mbi 1500 gjoba trafiku

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut...

LDK sot pritet ti drejtohet Policisë së Kosovës për “sulmet kibernetike”

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton opinionin publik se sulmet...

Një veturë u përfshi mbrëmë nga zjarri në Vrellë të Istogut

Një veturë është përfshirë nga zjarri natën e mbrëmshme...

Mbrëmja e së shtunës ishte tragjike për familjarët e policëve Malsor Dashi dhe Armend Trena, pasi këta të fundit përfunduan të zhdukur në lumin Lepenc, pas një aksidenti të ndodhur në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit.

Por ndonëse po bëhen 24 orë që nga aksidenti i tyre, ende nuk dihet asgjë për fatin e dy policëve të cilët u aksidentuan gjatë detyrës së tyre zyrtare, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se kërkimet janë ende duke vazhduar por deri më tani nuk ka ndonjë gjurmë që mund të çonte deri në lokacionin se ku saktësisht kanë përfunduar trupat e dy policëve të aksidentuar në mbrëmjen që e lëm pas.

”Kërkimi është duke vazhduar ende nga ana e të gjithë njësive si dhe FSK-së por deri më tani nuk ka diçka të re” ka deklaruar ai.

Për kërkimin e dy pjesëtarëve të policisë  përvec autoriteteve, janë vënë në ndihmë edhe qytetarë të shumtë të zonave ku dhe ka ndodhur ngjarja, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz