Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Maminasit, në autostradën Tiranë-Durrës.
Si pasojë dy mjetet që janë përplasur janë kthyer me rrota përpjetë, ndërsa deri tani nuk raportohet për viktima.
Në fotot dhe videot e dërguara pranë redaksisë së JOQ.al, shihet një vajzë e plagosur ndërsa kalimtarët kanë nxituar ta ndihmojnë.
Sipas dëshmitarëve pasagjerët dhe shoferët vetëm janë plagosur dhe nuk ka viktima. Ndërsa të plagosurit janë dërguar më vonë me urgjencë në spital.
Dita e sotme ka qenë e mbushur me aksidente në vendin tonë, ndërsa vetëm një orë më parë një burrë humbi jetën pas një përplasje në Levan të Fierit.