BallinaLajmeGazeta zvicerane Blick shkruan 10 fakte për Kosovën

Gazeta zvicerane Blick shkruan 10 fakte për Kosovën

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Shumë gazeta perëndimore jo rrallëherë shkruajnë për Kosovën, bukuritë e saj, ushqimin tradicional e shumë karakteristika të tjera.

Këtë herë, e përditshmja zvicerane Blick ka shkruar rreth Kosovës duke përmendur 10 fakte interesante përfshirë këngëtaret shqiptare nëpër botë.

Shteti më i ri i kontinentit të Evropës ka lënë pas një luftë të përgjakshme.

Kosovarët janë krenarë mbi atdheun e tyre dhe tepër mikpritës me turistët e paktë.

Kosova të ofron një sharm të veçantë.

Kush kërkon diçka aventurë, edhe këtë ta ofron Kosova.

Si fakt i parë përmendet “eksporti” që ofron Kosova në “muzikën pop” me Rita Orën.

Ujëvara e Mirushes që është një ndër peizazhet më spektakulare dhe të egra të Kosovës – në këtë pjesë të kanionit janë 16 ujëvara me 13 liqene të vogla që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit.

Fshati Artanë (Novobordë) që ka “Rrënojat e shekullit të XIII si në “Game of Thrones”.

Kafejanë Kosovë, që është më e mirë se në Itali.

“Askund nuk mund të shijosh më me dashuri kafenë e zezë si në vendin e vogël ballkanik”, shkruan Blick, përcjell Telegrafi.

Ngjitja në majën e malit më të gjatë në botë Everest, të kosovares Uta Ibrahimi (34) dhe Teatri Kombëtar i Kosovës që është ndërtuar në 1946.

Gjithashtu Brezovicën, si vend mjaft i bukur.

Më tej, shkruan edhe për integrimin e Kosovës

“Kosova dhe BE kanë një histori të pafat. Kosova kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur të anëtarësohet në BE, por ajo nuk është njohur nga 5 prej 28 shteteve të BE.

Eulex mundohet të ndihmojë strukturat kosovare për ndërtimin e shtetit ligjor – së bashku me Bellorusinë.

Kosova është vendi i vetëm që ka nevojë për vizë për të udhëtuar në BE,” shkruan “Blick”.

Përmendet Peja, që ka pranë manastirin e Deçanit dhe xhaminë e Bajraklive.

Pista e skijimit në Brezovicë” mbi 2000 metra e lartë, disa sosh duheshin të shërbenin si ndihmëse për lojërat olimpike Sarajevë 1984.

Në fund “Gjeravica, maja më e lartë e Kosovës.

“Me 2566 metra lartësi mbi detare, Gjeravica është maja më e lartë e Kosovës.

Pasi me matjet e fundit “Maja e Njerit” është për dy metra më e gjatë 2568m.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz