back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKy është kosovari që u rrëmbye në Serbi

Ky është kosovari që u rrëmbye në Serbi

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...
- Advertisement -

Gazeta serbe online “veçernje novosti” gjatë ditës njoftoi se diku në Rashkë, para një jave, më 17 prill, është rrëmbyer kosovari Shaqir Paskoli nga Prishtina.
Sipas kësaj gazete, ai është rrëmbyer nga dy kriminelë serbë.

Kriminelët, njëri nga të cilët është i njohur për policinë për shkak të veprave të ndryshme kriminale, thotë gazeta, sot janë dorëzuar në Prokurori. Pritet që lëndën e këtij rasti ta marrë Gjykata e Lartë në Beograd pasi që kërkesa për lirimin e tij, 100 mijë euro, ishte bërë në kryeqytet, thotë kjo gazetë, transmeton Koha.net.
Zoran J. (48) nga Kurshumlia dhe Ivan S. (43) nga Beogradi, u arrestuan në një restorant të Beogradit bashkë me partnerin afarist të Shaqir Paskolit derisa po e merrnin “shpërblimin” për lirim.

Se çfarë ka bërë biznesmeni shqiptar nga Kosova, 50 vjeçari Shaqir Paskoli (50) në territorin e Rashkës kur ai u rrëmbye, po merren shërbimet e sigurisë. Bëhet fjalë për njeriun për të cilin në ndërkohë është konfirmuar se ka blerë toka në jug të Serbisë dhe se merret edhe m tregtimin tokës së serbëve edhe në Kosovë, thotë gazeta duke u thirrur në ato që i quan burime të sigurta.

Paskoli, sipa s”novostit”, ka partnerë afaristë dhe bashkëpunëtorë nëpër Serbi, sidomos në Nish, Bujanoc, Vranjë, Kurshumli … Me avokatë e kriminelë serbë, ai blen toka jo vetëm në Kosovë, por edhe Serbi. Ky biznesmen prishtinas është i njohur shumë në këto qarqe.
Gazeta nuk njofton nëse Paskoli është liruar nga rrëmbyesit apo dhe nëse është arrestuar me ta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz