BallinaLajmeHaradinaj: Në në listat e veteranëve ka njerëz të cilët kanë qenë...

Haradinaj: Në në listat e veteranëve ka njerëz të cilët kanë qenë pjesë e UDB-së

Të ngjajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL – UÇK), Nasim Haradinaj ka theksuar se në listat e veteranëve të UÇK-së ka edhe njerëz të cilët kanë qenë pjesë e Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë (UDB).

Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se dihet shumë mirë kush janë ata që deri dje sipas tij, kanë shërbyer ish – sistemit jugosllav dhe kanë malltretuar shqiptar, ndërsa sot janë veteran të UÇK-së.

Haradinaj ka folur edhe për deklaratat e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, i cili kishte deklaruar se nënkryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i ka pranuar 8 milionë euro për ta ndihmuar luftën çlirimtare, duke thënë se Quni nuk ka dijeni mbi këto gjëra.

“Anton Quni nuk ka qenë nivel i diskutimit, por ka folur vetëm hajt ashtu”, ka shtuar ai.

Më tutje Haradinaj ka treguar se si sipas tij, komandanti Sali Çekaj i ishte bashkuar Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, madje sipas tij, ky i fundit kishte kërkuar nga kryetari aktual i LDK-së – gjatë kohës së luftës – para për të blerë radiolidhje, e që Mustafa – ministër i Financave aso kohe, ia kishte refuzuar këtë kërkesë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz